Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të votimeve të 30 qershorit. Ai thotë se Shqipëria i shpëtoi kurthit të një përplasje civile, ndërsa ironizon me faktin se jo vetëm u votua, por u tejkalua edhe plani.

Ai thotë se i duhet të shpikë një dekoratë të re, atë të “Heroit të votave socialiste”, ndërsa fton të shihet një video që tregon votime kolektive më 30 qershor.

STATUSI I PLOTE
Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama.
Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre.
Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha.
Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”.
Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb