Anëtarja e Komisionit Hetimor Vasilika Hysi, në fjalën e mbajtur prej saj, deklaroi se Meta ka kryer shkelje të rënda.

Hysi theksoi se presidenti ka bërë thirrje për ndryshim të qeverisjes, duke shtuar se ka mbajtur haptazi krahun opozitar.

“Meta bënte thirrje për ndryshim të qeverisjes, duke thyer parim të rëndësishëm për një kryetar shteti. Presidenti është përfaqësues i unitetit të popullit. Meta ka bërë një veprimtari që bie ndesh me betimin që ai ka dhënë kur ka marrë detyrën. Të gjitha deklaratat e Metës, tregojnë se nuk janë jashtë politikës partiake.

Deklaratat nuk sigurojnë konkurrim të ndershëm mes partive politike. Presidenti mund të bëjë thirrje që partitë të konkurrojnë ndershëm, por s’mund të mbajë anë. Presidenti është sjellë si pjesë e një grupimi partiak, që në zgjedhjet e 25 prillit ka qenë opozita. Presidenti duhet të respektojë atë që thotë Kushtetutë, nuk ka të drejta që të mbledhë ankesa, as të kërcënojë e të paragjykojë në kohë të zgjedhjeve. Meta ka shkelur rëndë parimet.  GJK do jetë ajo që do vendosë për fatin e presidentit. Meta madje thotë se do presë dorën e atyre që vjedhin votën, thirrje të tilla janë të rënda e mund të përmbajë madje edhe element të veprës penale, por ne nuk ngremë akuza penale”, deklaroi Hysi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb