TIRANE

Pas kërkesës së Presidentit të Republikës, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, në reagimin zyrtar thekson se pajisja me Certifikatën e Sigurimit të për Gent Cakajn është kryer në përputhje me kërkesat e ligjit, pasi verifikimi i sigurisë është kryer i plotë. DSIK saktëson se administron përgjigjet zyrtare të Autoriteteve Verifikuese brenda vendit dhe atyrë të Republikës së Kosovës, pasi Cakaj mban edhe shtetësinë e këtij vendi.

“Referuar përgjigjeve të Autoriteteve Verifikuese ka rezultuar se për z. Gent Cakaj nuk ekziston rrezik i papranueshëm sigurie për pajisjen e tij me CSP, sipas kërkesës së paraqitur nga MEPJ. Nga procesi i verifikimit të sigurisë të z. Gent CAKAJ nuk ka rezultuar asnjë rrethanë ligjore, sipas së cilës DSIK ka qenë e detyruar për të kërkuar informacion shtesë, apo për të shtrirë verifikimet e sigurisë në vende të tjera si Hungaria e Belgjika, të cilat gjithsesi janë vende anëtare të NATO dhe BE”

Presidenti i Republikës kërkoi sot hetim parlamentar për vendimin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), për të pajisur brenda 24 orëve me certificate sigurie Zv/ministrin e Jashtëm Genti Cakaj, pas propozimit të Ramës që ky i fundit të merrte postin e ministrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: