TIRANE- Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu është ndër të parët që ka komentuar deklaratën e kryeparlamentarit, njëherësh kryetarit të partisë së tij, Ilir Meta mbrëmjen e sotme, që i dha përgjigje ambasadorit të SHBA-së në lidhje me akuzat e ndaj prokurorisë.

Me një shënim të shkurtër në profilin e tij në Twitter, Spahiu i jep mbështetje publike kryetari të LSI, Ilir Meta, duke ndarë të njëjtin qëndrim me të.

“Meta vendos pikat mbi I. Kushtetuta është e Para!”, shkruan Spahiu, pavarësisht interpretimeve dhe komenteve të ambasadorit Lu.

Donald Lu sulmoi hapur prokurorin Adriatik Llalla se ka qenë kundër reformës në drejtësi. Me një mesazh të qartë, Lu pohoi se gjatë procedurës së hedhjes së shortit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, (KED) Llalla solli vetëm 3 propozime, duke dhunuar sipas tij Kushtetutën, në një kohë kur duhet të sillte një listë me disa emra, të cilët më pas do të përzgjidheshin.

I ashpër ishte dhe reagimi i Prokurorit të Përgjithshëm, në lidhje me këto akuzat, duke i ka cilësuar aspak diplomatike sulmet e Donald Lu, si dhe të përsëritura. Sipas Llallës, ambasadori ka bërë shantazhe dhe presione ndaj këtij institucioni. Kryeprokurori akuzat në drejtim të ambasadorit Lu i vazhdoj edhe dje gjatë mbrëmjes. I ftuar dje në ‘Opinion’, Llallës pohoi se Donald Lu duhet të mbajë vendin e tij si ambasador, ndërsa shkoi edhe më tej kur tha se reformën në drejtësi e kanë bërë ish-sigurimsa.

Por sot Ilir Meta i doli në krahë Llallës kur tha se propozimet i ka bërë sipas Kushtetutës, duke iu referuar një letërkëmbimi mes të dyve, ndërsa kërkoi t’i jepet fund retorikave dhe të vazhdohet puna për reformën në drejtësi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: