Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim Drejtoreshën e Përgjithshme të Korpusit Amerikan të Paqes, Znj. Josephine Olsen dhe delegacionin që e shoqëronte.

Znj.Olsen e njohu Presidentin Meta me aktivitetin e Korpusit Amerikan të Paqes, me qëllimin e misionin e tij në vendin tonë, në dobi të zhvillimit dhe forcimit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Presidenti Meta vlerësoi punën e palodhur e të përkushtuar, si dhe kontributin e vyer për gati tre dekada të Korpusit Amerikan të Paqes në Shqipëri, për forcimin e demokracisë në vendin tonë, ndihmën e dhënë në fushën e arsimit, shëndetësisë, projekteve sociale e zhvillimore në nivel lokal, si edhe për fuqizimin e miqësisë mes dy popujve tanë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb