Presidenti Ilir Meta kërkon rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se këto dy vende duhet të nisin dialogun.

“Vendimtare që Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun duke synuar marrëveshjen përfundimtare të qëndrueshme e të zbatueshme, respektimin e vlerave të Bashkimit Europian, normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. #OSCE #OSCEPA”-shkruan Meta.

Meta
Meta

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb