Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke folur sot në RTV21 lidhur me krizën e rëndë politike në Shqipëri ka deklaruar për herë të parë se “kjo krizë artificiale në të cilën ndodhet Shqipëria dhe që nuk e meriton populli shqiptar, padyshim që për mendimin tim ka një lidhje edhe me zhvillimet në Kosovë, me dialogun Kosovë-Serbi”.

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetari:Ndoshta ka qenë në dietë. Përse zgjedhjet në Shqipëri dhenë Kosovë faktikisht po bien në të njëjtën kohë? Po mendoj që do të bien. Mos ndoshta është problemi i njëjtë si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri?

Presidenti Meta: Ajo që dua të them, me bindje të plotë, është se kjo krizë artificiale në të cilën ndodhet Shqipëria dhe që nuk e meriton populli shqiptar, padyshim që për mendimin tim ka një lidhje edhe me zhvillimet në Kosovë, me dialogun Kosovë-Serbi.

Për mua ka qenë dhe mbetet shqetësuese: përse kërkohet patjetër ky konflikt në Shqipëri?! Nuk mund ta teproj ndoshta edhe po të them: përse kërkohet edhe një gjakderdhje në Shqipëri?!

Dhe unë i kam bërë publike motivet eshfuqizimit të datës 30 qershor për zgjedhjet vendorenë kuadër të tensionimit të jashtëzakonshëm dhe të mosreagimit të të dyja palëve pas apelit që i bëja vazhdimisht për një dialog dhe për të caktuar një datë tjetër gjithëpërfshirëse të zgjedhjeve vendore.

Pra kjo krizë është aq artificiale në vlerësimin tim dhe duket që ka një interes që Shqipëria të duket keq. Në momentin kur Shqipëria duket keq, kjo nuk e ndihmon as Kosovën, as shqiptarët në përgjithësi si një faktor që mund të imponohen më suksesshëm në kërkesat e tyre të drejta dhe legjitime. Sepse kërkohet patjetër të provohet se ne shqiptarët e kemi të vështirë të bëjmë shtet.

Kurse unë mendoj se kemi të bëjmë me lojëra të individëve të caktuar, të cilët janë kyçur në skenare që nuk i shërbejnë as stabilitetit të Shqipërisë, dhe as afirmimit të saj si një faktor stabilizues, europianizues në rajonin tonë.

Gazetari:Sërish te zgjedhjet në Shqipëri. Reforma dhe “Ramaforma”. Dallimi thelbësor mes reformës dhe “Ramaformës”?

Presidenti Meta: Qëllimi im ka qenë për të bërë dallimin e qartë midis asaj se çfarëështë në të vërtetë reforma në drejtësi, – një reformë madhore, e domosdoshme, që ubë në Kushtetutën e Shqipërisë, që u votua më 21-22 korrik 2016, para tri viteve, -dhe të zbatimit aktual, ku siç e dini edhe ju, ne kemi një paralizim total të të gjithë sistemit të drejtësisë që thuhet se ka ardhur prej vetting-ut. Por nuk është kjo e vërteta.

Thuhet se Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese për shkak të vetting-ut. Nuk është kjo e vërteta!

E vërteta është se në mënyrë arbitrare Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u bllokua për më shumë se dy vite, edhe në vitin 2017, edhe në vitin 2018, për shkak se kryeministrit tonë nuk i pëlqeu shorti mjaft transparent, i hedhur në përputhje me ligjin për KED, që bën përzgjedhjen e kandidatëve për vendet vakante të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Ndërkohë që në qoftë se do të kishte funksionuar që më 2017-n, do të kishte funksionuar në 2018-n, absolutisht që nuk mund të ndodhte kurrë që Shqipëria sot të mos ketë asnjë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese!

Se thuhet qëështë një anëtar dhe formalisht është, por ka tri vite që kësaj zonje të nderuar i ka mbaruar mandati. Pra praktikisht ajo qëndron atje për shkak se është një zonjë dinjitoze dhe nuk dëshiron ta lerë institucionin pa asnjë lloj pranie dhe përfaqësimi. Por kjo është tërësisht e pajustifikueshme!

Për të mos folur pastaj për të gjitha zhvillimet që ju i dini, me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, që u zgjodh me 69 vota nga 84 vota që nevojiteshin, që e kishte mënyrën e zgjedhjes shumë të qartë Kushtetuta e Shqipërisë. Pra u bë një ligj për të dalë mbi Kushtetutën. Ju, jo vetëm ju, por kushdo që na ndjek, e di qëështë Kushtetuta, pastaj vijnë ligjet.

Këta shpikin një ligj për të dalë mbi Kushtetutën dhe përdorin 69 vota për të rrëzuar 140 vota, që ishin me konsensus të plotë për një reformë të vërtetë e për të sjellë një drejtësi të pavarur.

Në rast se reforma në drejtësi do të kishte ecur në frymën e Kushtetutës, absolutisht që Shqipëria kurrë nuk do të ishte në këtë krizë, sepse as opozita nuk do të kishte asnjë mundësi që të justifikohej, nëse do të kishte Gjykatë Kushtetuese që të largohej nga parlamenti, sikurse u largua, gabimisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb