TIRANË

Presidenti i vendit, Ilir Meta përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka ripërsëritur faktin se migracioni duhet të frenohet sa më parë, pasi sipas tij, ky fenomen po pakëson edhe burimet intelektuale dhe profesionale.

Kreu i shtetit vuri në dukje rëndësinë për të investuar për punësimin e të rinjve duke u krijuar mundësi më të mirë atyre për arsimim dhe edukim më cilësor, që jeta e tyre të garantohet në vendin ku janë lindur, rritur dhe edukuar.

“Në këtë përvjetor të 25 të “IOM-ALBANIA” vlerësoj marrëdhënien me këtë partner të çmuar e të besueshëm, për menaxhimin e situatave të krizave dhe migracionit.

Migrimi përveç se mplak Shqipërinë dhe shoqërinë, varfëron burimet më të mira profesionale e intelektuale.

Ndaj le të punojmë të gjithë së bashku për t’u dhënë më shumë besim, sidomos të rinjve, duke u krijuar atyre kushte dhe mundësi më të mira për arsimim dhe punësim”, shkruan Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb