Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pasi Presidenti Ilir Meta ktheu sot për rishqyrtim ‘’Ligjin për Pronat’’ duke thënë se mazhoranca priti 1 vit për të miratuar këtë ligj i cili është në përputhje me rekomandimet e KE dhe Komisionit të Venecias.

Po ashtu Balla theksoi se Meta nuk i ka lexuar këto opinione teksa kujtoi se janë 200 mijë familje dhe investitorë të huaj që presin miratimin e këtij ligji që do të jetë garanci për sigurinë e dhe legalizimin e pronës apo banesës.

” Pikë së pari do thoja të sqaroja se ky ligj që ju citoni, të them të drejtën jam I habitur se kam besuar që Presidenti të paktën në rastin në fjalë në një ligj që është I konsultuar me KE, me Venecian. Kemi adresuar të gjitha rekomandimet e tyre. Ky ligj kishte pritur mbi 1 vit derisa KE dhe Venecia na dhanë opinionet e vlefshme që u transpozuan në amendamente që ligji të dakordësohej nga parnerët.

Më vjen keq që Presidenti nuk I ka lexuar opinionet e KE dhe Venecias por ne do ta shqyrtojmë me vëmendje dekretin dhe nuk do të humbim kohë për të ecur përpara me një ligj që ka një rëndësi të madhe për ekonominë e vendit. Janë mbi 200 mijë familje që mezi presin që po e punojnë mbi 30 vite ta kenë me tapi.

Ky është një ligj që rregullon procesin apo është e fundit e procesit të legalizimit. Çdo familje që ka një banesë apo shtëpi ta legalizojë. Është një garanci për investitorët e huaj. Çdo ditë e humbur është ditë e çuar dëm. Çdo investitor i huaj po presin miratimin e këtij ligji për garanci, pra për certifikatën e garancisë së pronësisë.

Presidenti nuk ka marrë në konsideratë opinionet. Kjo është një ndër ato ligjet që KE e ka vlerësuar maksimalisht. Edhe ligji për pronësinë mbi tokën është ligj shumë i rëndësishëm që ka luajtur rol edhe tek çelja e negociatave.”- tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb