TIRANE– Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka marrë pjesë në një takim me vajza dhe gra në Njësinë numër 7 në kryeqytet. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Kryetarja e LGI-së, Klajda Gjosha, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, etj.

Në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi, Meta, u shpreh se LSI-ja është e bindur se kur i jepet shansi një gruaje i jepet shans të gjithë familjes, sepse askush në familje nuk sakrifikon më shumë se gruaja.

“LSI-ja punon që t’u jap një shans të gjithëve, por në veçanti LSI-ja është e bindur se kur i jepet shansi një gruaje i jepet shans të gjithë familjes. Sepse paqja sociale fillon te familja dhe pastaj vazhdon në shoqëri dhe kudo. Në programin tonë, mbështetja dhe fuqizimi i gruas përfaqëson një prioritet të veçantë dhe të jashtëzakonshëm”, – tha Kryetari i LSI-së.

Gjithashtu, Meta theksoi se LSI i kushton një rëndësi shumë të madhe edhe edukimit të të rinjve, dhe sidomos të të rejave, që nga një moshë fare e re e në vazhdimësi. Kryetari i LSI-së tha se i duhet kushtuar rëndësi të ardhmes dhe perspektivës të politikës shqiptare në përgjithësi.
“Besojmë që politika shqiptare ka nevojë për një transformim thelbësor, që nuk ka të bëjë thjesht me individët dhe me njerëzit, por me kulturën e tyre. Kultura që ne duam është e një klase politike e një gjenerate politike e cila punon me përgjegjësi, punon në ekip. Synon të mirën publike dhe vë disa prioritete mbi egon individuale apo edhe partiake në interes të vendit, të komunitetit dhe të shoqërisë”, – deklaroi Ilir Meta ndër të tjera gjatë takimit.

“LSI është e bindur se kur i jepet shansi një gruaje i jepet shans të gjithë familjes. Paqja sociale fillon te familja dhe pastaj në shoqëri dhe kudo. Politika shqiptare ka nevojë për një transformim thelbësor, që ka të bëjë me kulturën e tyre. Kultura që ne duam është e një klase politike që punon me përgjegjësi. LSI synon të mirën publike dhe vë disa prioritete mbi egon individuale apo partiake në interes të vendit.”- tha Ilir Meta.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: