TIRANË – Sllovakia është një prej vendeve-model për Shqipërinë dhe shtete të tjera që kërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe që ofron mbështetjen e plotë për përshpejtimin e axhendës evropiane të Shqipërisë.

Sot, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme e të Çështjeve Evropiane të Sllovakisë z. Miroslav Lajcak, të cilit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe interesin që Sllovakia tregon ndaj zhvillimeve dhe procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Lajcak vlerësoi rritjen e cilësisë dhe nivelit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Sllovakisë dhe shprehu mbështetjen e plotë për përshpejtimin e axhendës evropiane të Shqipërisë dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ata biseduan mbi intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh duke vënë në dukje rolin e rëndësishëm të të dy parlamenteve, veçanërisht në drejtim të bashkëpunimit mes dy administratave, komisioneve dhe grupeve të miqësisë parlamentare.

Në përfundim z. Meta dhe z. Lajcak biseduan mbi zhvillimet e fundit në rajon, dhe ndanë bindjen e përbashkët se duke marrë në konsideratë sfidat e fundit globale, avancimi i axhendës euro-atlantike të të gjitha vendeve të rajonit do t’i shërbejë forcimit të sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të të gjithë hapësirës evropiane.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: