Nga:AURORA KOROMANI* TIRANE-Efektivi, Roland Meta, i cili u la i lirë pak ditë më parë për atentatin tek “Rruga e Kavajës” hedh poshtë të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj tij lidhur me këtë ngjarje. Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, punonjësi i forcave operacionale në Policinë e Shtetit sqaron disa rrethana të ngjarjes së 5 janarit, ku në “Rrugën e Kavajës” në kryeqytet u plagos miku i Emiljano Shullazit, Pajtim Serjani dhe u vra Artur Baze ose siç njihej ndryshe Arianit Sterjo. I pyetur nga “GSH” për të gjitha dyshimet se Meta mund të kishte lidhje me grupin e Shullazit, efektivi u përgjigj se janë thënë shumë gjëra absurde dhe se asgjë nuk është e vërtetë.

“Në këto momente kur unë sapo jam liruar, nuk do kisha shumë dëshirë që të komentoja rreth asaj nate. Dua vetëm ta harroj atë që ka ndodhur dhe të qetësohem. Kam nevojë që të fitoj qetësinë që më mungon. Unë i kam parë ato që janë thënë dhe që janë shkruar për mua dhe të them të drejtën të gjitha ato që thuhen janë absurde. Nuk ka asgjë të vërtetë tek ato që thuhet. Nuk mund të them asgjë më shumë për këtë”, pohon Roland Meta. Ai nuk ka dashur që të komentojë shumë gjatë as lidhur me akuzat e tjera që janë thënë për efektivin pasi ai qëlloi Artur Bazen, i cili dyshohej se ishte paguar për të ekzekutuar mikun e të fortit të Tiranës, Pajtim Serjanin.

Shkrimin e plote e gjeni sot ne Gazeta Shqiptare ne print

(a.n/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: