DURRES- Presidenti i zapozgjedhur, Ilir Meta, i pranishëm në mitingun përmbyllës të LSI-së në Durrës sulmoi Partinë Socialiste, ndërsa nuk kurseu ironitë në drejtim të Rilindjes.

Meta pohoi se mavia (PS-ja) është e dyta në listën e KQZ për zgjedhjet e 25 qershorit, si ndëshkim për ngelësit që nuk bëjnë detyra.

“Durrësi sot është rebeluar. Durrësi nuk ka dalë thjesht këtu për LSI, por e është si garanci për demokracinë e tij dhe gjithë Shqipërisë. Durrësi ka dalë këtu sepse është shokuar kur ka parë këto ditë se si banda e Rilindjes dhunojnë gra dhe vajza të reja në Pukë, kur banditët e rilindjes, me armë në dorë, përgjegjës të drogës, dhunuan. Durrësi ka parë se si në Lezhë dhunohen anëtarë të LSI nga ata që drejtojnë kanabis në Lezhë. Kjo është arrogancë dhe urrejtje ndaj demokracisë. Qytetarët e Durrësit e dinë shumë mirë se çfarë presionesh po bënë Rilindja, ndaj administratës. Unë e di shumë mirë se cila do të jetë përgjigja e Durrësit jo vetëm sot por edhe në 25 qershor. LSI do jetë jo vetëm forcë e parë, por edhe forcë e paparë. Dhe LSI është energji pozitive për gjithë shqiptarët. Dhe LSI nuk i ndanë shqiptarët në jugore dhe veriorë. Por është energjia më integruese e gjithë shqiptarëve. LSI është forca e integrimit jo rastësisht, jemi forca e parë në minoritetin grek. Ju kërkoj falje se kur shoh këtë shesh, kaq të paparë dhe kaq të kuq, që mund të rri edhe 3 ditë. Por duhet të gjejmë vota të reja. Për të vajtur nga 700 mijë në 1 mln ditën e diel. Jo më kot ne jemi të parët në listën e votimit. Që jo vetëm rinia e Shqipërisë të votojë, por edhe prindërit tanë, edhe gjyshërit tanë të mos lodhen ë listën e votimit, dhe të shkojnë atje tek njishi. Jo rastësisht mavia është dyshi se të gjithë mësuesit e nxënësit e dinë se nota më e ulët është dyshi për ata që nuk bëjnë detyrat. Kjo nuk është vdiqa e Ilir Metës, e Petrit Vasilit, e Lefter Kokës për të treguar atdhedashurinë e tyre. Dhe e fundit ju jap fjalën se në 25 qershor në mbrëmje, para se të kaloj në Kavajë për të festuar fitoren për Kavajën, do vi këtu të festojë në Durrës, forcë e parë për LSI”, tha Meta.

Mes të tjerash ish-kreu i LSI-së dha dhe një mesazh për qytetarët që sipas tij e kanë pasur të vështirë të shkonin në miting për shkak të presioneve.

“Kam edhe një mesazh për gjithë ata qytetarë që e kanë pasur të vështirë të vijnë sot këtu. Keni bërë mirë se është aq ngushtë. Sot Durrësi jo vetëm është zgjuar por edhe është rebeluar, ska dalë për LSI, se e shikon si garanci për demokraci”, pohoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: