Presidenti i Republikës, Ilir Meta, sapo ka mbërritur në Strasburg, ku po zhvillon një vizitë, në fokus të së cilës pritet të jetë kriza politike në Shqipëri dhe 30 qershori. Kreu i Shtetit do takohet me drejtues të Kongresit të Autoriteteve Vendore, që është një nga organizatat më të mëdha për vëzhgimin e zgjedhjeve.


Kongresi është një strukturë e pavarur e Këshillit të Europës, dedikuar demokracisë vendore. Kujtojmë, që Kongresi i Autoriteteve Vendore, që është zëri i rajoneve dhe bashkive në Këshillin e Evropës, anuloi misionin e vëzhgimit në Shqipëri për 30 qershorin.


Gjithashtu, Kongresi i Autoriteteve Vendore këshillon Komitetin e Ministrave dhe Asamblenë Parlamentare të KiE për të gjitha aspektet e politikës lokale dhe rajonale.


(BalkanWeb)