Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vlerësuar sot artistin e njohur Xhevat Limani, i cili ka realizuar poema dramatike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” duke mishëruar Heroin tonë Kombëtar.

“Poema dramatike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është një nga projektet më të rëndësishme artistike të aktorit, regjisorit dhe autorit të saj, Xhevat Limani, e shfaqur mjeshtërisht në shumë vende të botës në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. Pata kënaqësinë ta takoja dhe ta përgëzoja artistin Limani për realizimin e spikatur të rolit të Heroit tonë Kombëtar dhe për promovimin shqipërisht të figurës së tij, por edhe të kombit shqiptar kudo në botë.??”, shkruan Meta në “Facebook”.

Meta Limani
Meta Limani

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb