Gjatë vizitës zyrtare në Japoni, Presidenti Ilir Meta, ka marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij, Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito. Përmes një mesazhi në “Jacebook”, Meta publikon foto nga ceremonia, ndërsa i uron suksese në detyrën e re Perandorit Naruhito.

“Shumë i nderuar të merrja pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.

I urova jetë të gjatë dhe suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme, me besimin e plotë se gjatë Erës së Madhërisë së Tij, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve e popujve tanë, do të forcohen më tej! ?????”, shkruan Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb