Presidenti Ilir Meta ka mbërritur këtë mbrëmje në Durrës, që është një nga qytetet më të prekura nga tërmeti i fuqishëm.

Kreu i Shtetit po ndjek nga afër operacionin e nxjerrjes nga rrënojat të Klajdi Qatos, i riu nga Tirana, i cili mësohet se po nxirret nga reparti i forcave speciale të mbërritura nga Janina. I riu është lokalizuar poshtë gërmadhave në një hotel në Durrës.

“Sot jemi në momente mjaft dramatike për shkak të kësaj fatkeqësie natyrore. Është një fatkeqësi që kërkon angazhim të palodhur sepse ka njerëz nën rrënoja të cilët kërkojnë ndihmë, siç është rasti këtu, ku po bëhen përpjekje të jashtëzakonshme. Është një punë që nuk po bëhet vetëm këtu, por edhe në Kënetë, Thumanë dhe do të vazhdojë edhe në orët në vazhdim.

Shpresojmë që së bashku do të arrijmë që të minimizojmë pasojat, që të rikuperojmë më pas këto dëme materiale. Kërkimet do të vazhdojnë, dhe është pozitive që nga Greqia po na ndihmojnë. Puna do të vijojë pa u ndalur”, tha Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb