Gjermania ka sjellë ambasadorin e ri në Shqipëri, përfundimit të mandatit të Susanne Schutz. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë, Peter Zingraf.


Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen 30-vjeçare të Gjermanisë për zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.


“Shqipëria do vijojë të mbështetet me besim dhe bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë tek Gjermania mike dhe partnere strategjike. Ne mirëpresim angazhimin e sinqertë dhe vendimtar të Bundestagut për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe për përparimin e vendit tonë drejt standardeve demokratike europiane”, – theksoi ndër të tjera Presidenti Meta.


Gjithashtu, Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për vëmendjen e madhe që Gjermania u kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, si edhe zhvillimeve në rajon, duke vlerësuar vizionin e palëkundur të Kancelares Angela Merkel për integrimin e vendit tonë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE.

Duke i përcjellë Presidentit Meta, përshëndetjet e Presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, Ambasadori Zingraf u shpreh se ndjehet mjaft i lumtur që fillon detyrën si Ambasador i Gjermanisë në Shqipëri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb