TIRANE- Kryeparlamentari Ilir Meta ka shprehur ngushëllime e tij për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle. Në mesazhin e tij, Meta ka theksuar se Westerwelle ishte një politikan i dedikuar evropianit dhe mbështetës i integrimit të Shqipërisë.

“Westerwelle nje politikan i dedikuar evropianist, mbështetës i integrimit te Shqipërisë. Me z. Westerwelle kam patur kënaqësinë të bashkëpunojmë për liberalizimin e vizave dhe avancimin e Shqipërisë drejt BE. Westerwwelle ishte një politikan i parimeve me peshe ne Gjermani dhe ne Evrope. Ndarja e tij ne moshe kaq te re lajm i trishte per te gjitha ata qe e kane njohur nga afer.”, citohet në mesazhin e Metës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: