TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një mesazh për gratë e vajzat e zonave rurale duke kërkuar mbështetje, promovim dhe fuqizim të tyre.


Meta shkruan se fuqizimi i rolit të tyre është fuqizim i familjes, komunitetit dhe gjithë ekonomisë.


“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave të Zonave Rurale, apeloj nevojën e domosdoshme për mbështetjen, promovimin dhe fuqizimin e tyre ekonomik, si një mundësi dhe kontribut real i shtuar për luftën kundër varfërisë, zhvillimit ekonomik dhe për një familje të begatë e të shëndetshme.


Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave, energjisë së pashtershme, fuqisë dhe motorit të emancipimit të shoqërisë sonë, do të thotë fuqizim i familjes, komunitetit dhe i gjithë ekonomisë së vendit!

Të rrëzojmë të gjitha barrierat që pengojnë aktivizimin, promovimin dhe përkrahjen e grave dhe vajzave në jetën ekonomike, politike dhe sociale të vendit, si një objektiv i përbashkët për progres të mëtejshëm shoqëror.🇦🇱”, shkruan Meta.

Fb Meta
Fb Meta

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb