Kreu i shtetit, Ilir Meta i ka bërë thirrje politikës shqiptare që t’i lënë mënjanë interesat afatshkurta për të ardhmen europiane të vendit.

Nga ceremonia e 77-vjetorit të Konferencës së Pezës, Meta tha se objektivi ynë duhet të jetë integrimi i Shqipërisë.

“Jemi sot këtu të nderojmë Pezën sepse bëri sakrifica si asnjë krahinë tjetër. Peza u dogj, u përvëlua dhe u martirizua por asnjëherë nuk u dorëzua. Jemi sot në Pezë, në prag të 75-vjetorit të çlirimit të Atdheut, një ngjarje madhore e cila na fton të gjithëve të bashkëpunojmë sa më ngushtë. Jo vetëm në respekt të historisë dhe sakrificës, por edhe për ruajtjen e vlerave, për trashëgiminë e patriotizmit. Shqipëria gjithçka që ka, i ka përmes sakrificave. Objektivi ynë kombëtar është integrimi i Shqipërisë. Për shkak të antagonizmit politik të paprincipë, t’i lëmë interesat e shkurta afatshkurta në mënyrë që e ardhmja evropiane e Shqipërisë të jetë më e afert”, -tha Meta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: