Presidenti i Republikës Ilir Meta është ndarë me vlerësim shumë të madh për shkollën e mesme profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Mirditë duke e cilësuar model në këtë drejtim.
Meta ka shpërndarë një video të bërë gjatë vizitës në këtë shkollë, ndërsa thekson se roli i arsimit profesional është kryesor për zhvillimin e vendit, ndaj kërkon mbështetje të fortë.

“Shqipëria është një vend, me potenciale, pasuri e bukuri të jashtëzakonshme. Por vendi zhvillohet dhe begatohet jo thjesht nga dhuratat që na i ka falur Zoti, por në radhë të parë nga ndërgjegjësimi ynë për të rritur kapacitetet njerëzore dhe profesionale, për të krijuar një fuqi punëtore të kualifikuar dhe konkurruese jo vetëm për tregun lokal dhe kombëtar, por edhe për atë ndërkombëtar. Dhe këtu roli kryesor i mbetet arsimit profesional dhe i të gjithë ne për t’i dhënë mbështetjen më të fortë. Shkolla e Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Mirditë, model në këtë drejtim!??”, shkruan Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb