TIRANE- Presidenti Ilir Meta është nisur sot për një vizitë shtetërore në Austri, me ftesë të homologut të tij Alexander Van der Bellen.

Kreu i shtetit do të pritet gjatë kësaj vizite me ceremoni zyrtare nga Presidenti austriak, me të cilin do të ketë bisedime kokë më kokë si dhe në krye të delegacioneve respektive dypalëshe.

Gjithashtu Presidenti Meta do zhvillojë takime me autoritetet e larta të Austrisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb