Deputetja Dhurata Çupi, e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme duhet të jetë më e kujdesshme në përpilimin e dosjeve dhe fakteve në mënyrë që të mos humbasë besueshmëria e publikut në të.

Ajo shtoi se nuk ishte e nevojshme arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta, në një kohë kur momentalisht nuk ka asnjë pushtet dhe rrezikshmëri për publikun.

Ndërkohë sipas saj në pushtet ka persona që konsumojnë vepra penale.

“Dosja e zotit Berisha nuk ngjiti si një dosje që kishte një vepër penale nga zoti Berisha. Drejtësia duhet të jetë e kujdesshme kur përpilon dosjen.
Bëri bujë në fillim dhe më pas u fashit sepse njerëzit nuk e besonin.
Prokuroria e SPAK duhet të jenë të kujdesshëm me provat sepse më pas humbet besimi.
Për procedurat e ndjekura nga zoti Berisha, janë shkelur nga organi i akuzës. Nga ana tjetër janë pushtetarë të cilët e kanë konsumuar pushtetin deri në 2013 dhe rrezikshmëria e tyre është zero pothuajse në këto momente.
Nuk është emergjente sot të arrestosh ish-presidentin kur ke zyrtarë të lartë, kryetarë bashkish, kryeministër që konsumojnë vepra penale. Askush nuk e beson që tre pushtetet sot në vend janë të ndara. Sot kemi vetëm një pushtet, atë të kryeministrit.
Unë kam mbështetur në mënyrë të vazhdueshme SPAK por nuk mund të cedojmë në procedurat ligjore të arrestimit, siç ishte rasti i Metës.
Mënyra e ekzekutimit të urdhër-arrestit ndiqet nga SPAK, e ka detyrim ligjor, nuk mund të thotë që nuk kam asnjë p0ërgjegjësi për atë që ndodhi”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb