TURQI

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ishte sot i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së re në Stamboll. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i shtetit, përmes fotove të publikuara në rrjetet sociale.

“Kënaqësi të merrja pjesë sot në inagurimin e xhamisë së re të Stambollit, Çamlica. Një vepër e rëndësishme shpirtërore, kulturore dhe arkitekturore në kryeqendrën dhe pikëtakimin e civilizimeve botërore.” – shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb