Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes Hasanaj, gjatë një vizite që ka bërë sot në mbrëmje pranë familjarëve të nëntetares Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën në krye të detyrës në misionin ushtarak në Letoni.


Presidenti Meta shprehu mirënjohjen më të thellë për këtë sakrificë sublime dhe solidaritetin me familjen dhe të afërmit në këto momente të rënda për të gjithë shqiptarët.