Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vizituar sot Kishën Konkatedrale “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë nga ku i ka dërguar një mesazh falënderimi Papa Françeskut për vendimin e tij për ngritur në nivel Ipeshkvie, Administraturën Apostolike të Kosovës. Kreu i Shtetit e falënderon Papën për përkujdesjen e veçantë ndaj kombit shqiptar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“I lumtur të vizitoja sot Kishën Konkatedrale ‘Shën Nënë Tereza’ në Prishtinë, për të ndarë urimet më të përzemërta për vendimin madhor të Papa Françeskut për të ngritur në nivel Ipeshkvie, Administraturën Apostolike të Kosovës.
Përgëzimet më të ngrohta Ipeshkvit të Ipeshkvisë të Kosovës (Prizren-Prishtinë), Imzot Dodë Gjergji dhe mbarë popullit të Kosovës.
Falënderime Papa Françeskut dhe Selisë së Shenjtë për përkujdesjen dhe vëmendjen e vazhdueshme e të veçantë ndaj kombit shqiptar”, shkruan Presidenti Meta në “Facebook”.

Meta Fb
Meta Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb