TIRANË

Për 42 minuta, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot para mediave në një konferencë të jashtëzakonshme për të folur për vendimin e tij për të shfuqizuar dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve vendore më 30 qershor. Meta ka dhënë të gjitha argumentet duke iu referuar Kushtetutës për rolin dhe kompetencat që i cakton për çështjen e vendosjes së datës së zgjedhjeve dhe referendumet.

Meta tha se pa pasur një datë të caktuar nga Presidenti i Republikës, zgjedhjet qoftë ato përgjithshme qoftë ato vendore, s’mund të zhvillohen.
“Jam sot për të shpjeguar para jush dhe gjithë qytetarëve arsyet për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në zbatim të neni 92, Presidenti i Republikës është organi i vetëm kushtetues që ka për kompetencë caktimin e datës së zgjedhjeve si dhe për zhvillimin e referendumeve. Konkretisht në këtë dispozitë kushtetuta përcakton datën e zgjedhjeve. Pa pasur një datë të caktuar nga Presidenti i Republikës, zgjedhjet e përgjithshme apo vendore nuk mund të zhvillohen”, deklaroi Meta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb