TIRANË- Kryetari i LSI-së Ilir Meta zhvilloi sot një takim me banorët e njësisë numër 10. Gjatë fjalës së tij para banorëve Meta theksoi se në këto zgjedhje maxhoranca garon e vetme dhe kjo sjell rrezikun potencial te vetkenaqesise. Sipas Metës opozita nuk ka prurje idesh dhe platformash por vetëm shpif dhe shan.

“Opozita që duhet të jetë alternativa e vërtetë e qeverisjes dhe duhet të përfitonte nga eksperienca 8 vjeçare për të qenë e besueshme sot, vjen si një opozitë që vetëm shpif dhe shan ose vetëm shan dhe shpif. Është për të ardhur keq sepse kjo e bën garën më të thjeshtë për ne por e bën demokracinë më të afërt. Jemi në një garë pa kundërshtarë në kuptimin e plotë të rivalitetit me ide. Kjo ka rrezikun e vetkënaqëisë duke parë gjendjen në të cilën ndodhet opozita. Të mos biem pre e një euforie të tillë. Ta bëjmë garën me veten.”- u shpreh Meta.

Me tej ai theksoi se qeveria ka bërë një sur reformash të rëndësishme në një pjesë të të cilave ndihet mungesa e opozitës. “Ne nuk besojmë se në 18 muaj kanë ndodhur mrekulli të veçanta por janë përballur disa rreziqe themelorë për ekonominë tonë. Është frenuar një borxh i pa përmbajtur janë shlyer detyrimet publike të pa paguara. Janë bërë disa reforma të rëndësishme dhe ca të tjera janë në proces. Në disa reforma ndihet mungesa e opozitës.

Reforma administrative është madhore sepse ndarja e vjetër ishte pengesë sepse bënte të pamundur përmbushjen e disa detyrimeve të pushtetit vendor. Kjo reformë është përshëndetur nga të gjithë e kërkon pjesëmarrjen tuaj. Në 22 qershor të fillojmë ta implementojmë këtë reformë.”- theksoi kreu i LSI.

Meta theksoi se situata ekonomike nuk është shumë rozë por ai premtoi se çdo gjë do përmirësohet nëse votohet drejtimi i duhur. “Situata ekonomike nuk është dhe aq rozë. Efektet e krizës rajonale dhe ndërkombëtare ndihen. jemi gjithmonë me këmbë në tokë dhe jemi gjithmonë realist por ujemi te bindur se jemi në drejtimin duhur. Ne i kuptojmë vështirësitë e tyre por zgjidhjet e tyre do pakësohen duke mbështetur drejtimin e duhur.”- theksoi Meta.

“Deputetët e opozitës 6 ditë i kalojnë në plazh, e vijnë vetëm të enjten në Parlament për të hedhur baltë për zgjedhjet. Tani fabrikojnë lloj-lloj incidentesh, thuajse ca po ndodh, ndërkohë që një klimë e tillë parazgjedhore nuk është ndjerë më parë. Do ju ftoja të vazhdojmë fushatën me qetësi dhe dashuri. Bëj thirrje të rrallojmë flamujt, se janë vendosur shumë. Po u them atyre të PD vetëm ngjyrën e flamurit mos të na kërkojnë të ndryshojmë, se e kemi shumë të bukur”, tha Meta.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: