LEZHE- Kryetari i Kuvendi, z. Ilir Meta mori pjesë në panairin blegtoral “Gjeli i Detit, Zadrima 2014” të zhvilluar në Fishtë të Lezhës.

Në këtë aktivitet, Kryetari i Kuvendit shoqërohej nga Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti, Drejtoresha e Agjencisë së Pagesave (AZHBR) Znj. Suela Popa, deputetët z. Gjovalin Kadeli dhe z. Agron Çela, Kryetari i Bashkisë së Lezhës, z. Viktor Tusha si dhe përfaqësues të institucioneve vendore.

Kryetari i Kuvendit bashkëbisedoi me disa prej fermerëve dhe blegtorëve të kësaj zone, ndërsa i garantoi për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e institucioneve shtetërore për zhvillimin e mëtejshëm të këtij aktiviteti.

Nga ana e tij, Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti i njohu fermerët me mundësitë e reja që afron paketa e re fiskale për fermerët dhe për blegtorët.

Në panair merrnin pjesë me dhjetëra rritës të gjelit të detit, ku u zhvillua edhe një konkurs i gjelave të detit. Panairi synon jo vetëm promovimin e këtij produkti të konsumit, por dhe afrimin së bashku të rritësit dhe konsumatorit.

Zona e Zadrimës në qarkun Lezhës është e njohur në të gjithë vendin për rritjen e gjelit të detit, ndërkohë që ka filluar edhe eksportimi i tyre edhe jashtë vendit, duke promovuar në këtë mënyrë edhe traditën shqiptare.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: