TIRANE – Gjatë fjalës së tij në samitin për energjinë dhe ekonominë që po zhvillohet në Turqi, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta theksoi rëndësinë e qasjeve për strategji të përbashkëta, duke nënvizuar se Shqipëria dhe rajoni janë urë strategjike që lidh burimet.

“Me rëndësi janë qasjet për strategji të përbashkëta. Garantojmë investime që rrisin ndërlidhjen mes vendeve.”- theksoi Meta.

Duke u ndalur në krizën e refugjatëve, kreu i Kuvendit theksoi nevojën e një aksioni të unifikuar, në mënyrë që të shmangen efektet negative të kësaj krize.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: