Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte i pranishëm në seancën e dhurimit të gjakut të zhvilluar nga organizata “Akropoli i Ri”, në kuadër të nismës së Tij, të ndërmarrë së bashku me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”. Presidenti Meta, falënderoi organizatën “Akropoli i Ri” dhe vuri në dukje se kjo seancë e mbajtur pikërisht më 1 Qershor, mbart një simbolikë të veçantë për arsye se sot festohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

“Në Ditën e Festës së tyre, 1 Qershorit, një urim të veçantë kam për të gjithë fëmijët me talasemi, duke i garantuar ata dhe prindërit e tyre, se do t’u jem gjithmonë pranë për kapërcimin e sfidave jo të lehta dhe të zgjidhjes së problemit serioz të mungesës së gjakut, aq shumë të domosdoshëm për ta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Krenar që së bashku me Aleancën për Dhurimin e Gjakut dhe organizatën “Akropoli i Ri”, zhvilluam sot një seancë dhurimi gjaku për të gjithë këta vogëlushë, duke përcjellë mesazhin se mbrojtja e jetës dhe përkujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të jetë misioni ynë i përditshëm.

Është thelbësore që çdo pjesëtar i shoqërisë sonë, të japë shembullin e tij personal, përmes vullnetarizmit, si në dhurimin e gjakut ashtu edhe për kauza të tjera sociale. Ju përgëzoj për punën që bëni dhe ju inkurajoj të vazhdoni të jepni kontributin tuaj, veçanërisht në fushën e vullnetarizmit dhe ndihmës për fëmijët në nevojë!”, – vuri në dukje Presidenti i Republikës.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb