TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka treguar se po udhëton sot drejt Tropojës, një vend që e ka vizituar shpesh gjatë detyrës së tij.


Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes Rudina Hajdari, e cila ka një porosi për Presidentin Meta dhe kreun e Bashkisë Tropojë. Ajo shkruan që kur të jenë para bustit të babait të saj t’i thonë atij që fëmijët e tij nuk janë sepse kështu urdhëroi partia.


“Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim ati në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim ati që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia. Mua më ndaluat të vij në Tropojë, por në Kosovë jo. Rrugë të mbarë”, shkruan Hajdari.


Rudina Hajdari Fb

Rudina Hajdari Fb

(BalkanWeb)