Gjatë vizitës në Tropojë, Presidenti Ilir Meta përuroi një qendër sociale në qytetin e Bajram Currit, që do të strehojë 15 familje të pastreha dhe në kushte të vështira ekonomike, gjashtë prej të cilave i përkasin komunitetit rom.

Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti Meta theksoi: “Ardhja për mua në Tropojë është një kënaqësi, përgjegjësi dhe emocion i veçantë! Është kënaqësi sepse kam shumë lidhje e miqësi të panumërta të krijuara në kohë dhe raporte të ndryshme! Është emocion, sepse Tropoja përbën një epos plot histori dhe personalitete që i kanë dhënë shumë kombit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë, për indentitetin dhe dinjitetin kombëtar, për politikën dhe diplomacinë, për arsimin dhe shkencën, për artin dhe kulturën.

Ndër të tjera Meta u shpreh se ky popull ka nxjerrë trima të pafund, mendimtarë të rrallë, politikanë të shquar, diplomatë të mprehtë, oratorë të zjarrtë, filozofë popullorë, rapsodë, gurrë të pashuar, artistë me famë. Ndërsa veçoi të përmendë ish kryeministrin Berisha, dhe një ndër udhëheqësit e Lëvizjes Demokratike të dhjetorit, Azem Hajdarin

“Jam sot këtu për t’u përkulur me respekt e mirënjohje të veçantë ndaj veprës së Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’. Nuk duhet të harrojmë se dy udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes Demokratike si Azem Hajdari, ashtu edhe Sali Berisha ishin nga Tropoja. Po jo vetëm ata, edhe shumë të rinj të tjerë, edhe shumë personalitete të tjera, intelektualë si Besnik Mustafaj e shumë të tjerë, ishin pikërisht nga Tropoja. Ashtu sikurse nuk duhet të harrojmë se pa vendimmarrjen dhe vendosmërinë e Sali Berishës edhe sot, Rruga e Kombit nga Tirana në Prishtinë mund të mos ishte bërë dhe shqiptarët do të vazhdonin të udhëtonin drejt njëri-tjetrit përmes Maqedonisë.” tha ndër të tjera Meta.

Në vijim kreu i shtetit vlerësoi se Tropoja ka qenë dhe vazhdon të mbetet një krahinë me rëndësi strategjike mbarëshqiptare dhe fqinjësore.

“Tropoja ka qenë dhe mbetet një krahinë me rëndësi të veçantë strategjike midis Shqipërisë dhe Kosovës. Pikërisht për këtë Tropoja njihet ndryshe edhe si ‘Malësia e Gjakovës”. Kosova dhe Tropoja i kanë pasur vuajtjet dhe gëzimet së bashku. Prandaj mund të themi me krenari se në themelet e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës qëndron edhe gjaku i bijve dhe bijave më të mirë të Tropojës si dhe sakrificat e mbarë popullit të saj.”u shpreh kreu i shtetit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Tropoja ka qenë dhe mbetet një krahinë me rëndësi të veçantë strategjike midis Shqipërisë dhe Kosovës. Pikërisht për këtë Tropoja njihet ndryshe edhe si ‘Malësia e Gjakovës”. Kosova dhe Tropoja i kanë pasur vuajtjet dhe gëzimet së bashku. Prandaj mund të themi me krenari se në themelet e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës qëndron edhe gjaku i bijve dhe bijave më të mirë të Tropojës si dhe sakrificat e mbarë popullit të saj.”

Presidenti Meta mori pjesë dhe përshëndeti veprimtarinë kulturore “Kcimet e Tropojës në UNESCO”, ku performuan grupe të ndryshme artistike dhe Ansambli i qytetit. Ndërsa vlerësoi disa personalitete të spikatura  të artit, kulturës dhe gazetarisë, të zonës së Tropojës, zotin Islam Lauka;  zotit Ndue Smail Ukcamaj,  zotit Skënder Zeqir Dezhlani, Murat Ali Hajdarit (pas vdekjes), zotit Skënder Ram Haklaj si dhe Xhevahire Elez Gashit (pas vdekjes).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb