SKRAPAR– Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e hapjes së sezonit turistik në Bashkinë e Skraparit dhe të inaugurimit të fillimit të punimeve të rrugës Skrapar-Përmet.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin deputetët e Kuvendit të Shqipërisë Silva Caka, Gledion Rehovica, Fidel Ylli, Kryetari i Bashkisë së Skraparti, Nesim Spahiu etj.
Gjatë ceremonisë së hapjes së sezonit Turistik, Bashkia e Skraparit kishte organizuar edhe një panair me produktet ushqimore bio të zonës. Meta në këtë aktivitet u shpreh se investimet që janë kryer në Bashkinë e Skraparit do të bëjnë të mundur rritjen e numrit të turistëve si edhe rritjen e mirëqenies së banorëve të Skraparit.
thumbnail_I39A1634
“Skrapari ka bukuri pafund dhe unë besoj që ato do të kthehen në një shans dhe në një mundësi për të gjithë banorët e kësaj zone për të jetuar më mirë dhe për të siguruar një të ardhme shumë më të mirë”,- u shpreh Meta. Lidhur me fillimin e ndërtimit të rrugës Përmet-Skrapar, presidenti i sapozgjedhur u shpreh se kjo është një rrugë mjaft e rëndësishme dhe një shpresë mjaft e madhe për zhvillimin e gjithë zonës dhe do të bëj të mundur lidhjen e luginës së Osumit me luginën e Vjosës, si edhe lidhjen e Beratit me Gjirokastrën nëpërmjet Skraparit dhe Përmetit.
thumbnail_I39A1590
“Ne sot inaugurojmë edhe fillimin e punimeve të rrugës Skrapar-Përmet, që është një rrugë mjaft e rëndësishme dhe një shpresë mjaft e madhe për zhvillimin e gjithë kësaj zonë, është një rrugë e cila lidh dy nga luginat më të bukura të vendit tonë, atë të Osumit dhe të Vjosës, e që do të shumëfishojë fluksin e vizitorëve dhe turistëve duke qenë një mënyrë dhe një unazë që do të lidhi në një rrugë krejt të re dhe shumë interesante edhe dy qytetet e UNESCO-s, Beratin dhe Gjirokastrën, përmes Skraparit dhe Përmetit”,- u shpreh Meta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: