LEZHE-Kryeparlamentari Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në Lezhë ku ka zhvilluar takime me strukturat e LSI të zonës. Ai është pyetur sërish nga gazetarët, në lidhje me akuzat e Tom Doshit, ku u shpreh se deputeti duhet të vizitohet në psikiatri.
“Tom Doshi duhet të vizitohet në psikiatri, që të hidhen poshtë këto haluçinacione”, ka thënë Meta.
E ndërsa ky i fundit vizitonte Lezhës, disa dhjetra simpatizantë të PD­së u mblodhën sërish para Kuvendit. Ata vazhdojnë që të kërkojnë dorëheqjen e Metës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: