Presidenti i PL, Ilir Meta ka bërë një reagim në rrjetet sociale, nga qelia, duke theksuar se misioni i 2 marsit vazhdon.

Meta shprehet se 11 maji, dita kur shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit, do të jetë dita e triumfit.

“Misioni i 2 Marsit vazhdon dhe 11 Maji do të jetë dita e triumfit të plotë të lirisë dhe pluralizmit politik, përballë kësaj bande, që ka kapur të gjitha institucionet e shtetit dhe kërkon të vrasë shpresën dhe besimin tek e ardhmja, duke shkretuar vendin dhe vatrat e çdo familieje shqiptare!”, shkruan Meta.

Postimi i Metës

Populli i 2 Marsit ju përgjigj në mënyrë madhështore thirrjes së Presidentit të Republikës pesë vite më parë për të mbrojtur Kushtetutën, pavarësinë e institucioneve, shtetin ligjor, demokracinë dhe pluralizmin politik!
Misioni i 2 Marsit vazhdon dhe 11 Maji do të jetë dita e triumfit të plotë të lirisë dhe pluralizmit politik, përballë kësaj bande, që ka kapur të gjitha institucionet e shtetit dhe kërkon të vrasë shpresën dhe besimin tek e ardhmja, duke shkretuar vendin dhe vatrat e çdo familieje shqiptare!
Të gjithë së bashku në 11 Maj, për të votuar koalicionin “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për mbrojtjen e pluralizmit, demokracisë dhe Kushtetutës.
Votojme “PD – ASHM” për t’ja rikthyer Shqipërinë sovranit!
VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: