TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta shfaqet këtë herë duke notuar në një liqen mes malesh.


Bëhet fjalë për liqenin e Jazhincës në malet e Sharrit në Kosovë, një nga bukuritë natyrore të rralla të Kosovës.


“Të dashur miq! Një mrekulli e veçantë këtë herë ishte të zbuloja dhe të notoja në Liqenin e Jazhincës, një monument i rrallë natyror 2180 metra mbi nivelin e detit”, shkruan Meta.
Liqeni i Jazhincës e ka ngjyrë të errët të gjelbër sikur safir dhe është i rrethuar nga shkëmbinj të mëdhenj. Gjatësia e përafërt e tij është 120 m dhe gjerësia e përafërt 80 m, me thellësi të madhe. Me ujë tepër të ftohtë, liqeni është i papërshtatshëm për not, edhe pse ka edhe të tillë që marrin guximin për t’u futur në të.


Meta Fb
Meta Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb