Avokati i presidentit të Partisë së Lirisë, Genc Gjokutaj ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur në gjyqin e Ilir Metës gjatë seancës në GJKKO.
Gjokutaj theksoi se Meta në gjyq i ka thënë Altin Dumanit “Dum duman” dhe “sorosian”. Sipas tij, Meta në gjykatë ka mbajtur një qëndrim dinjitoz.
Genc Gjokutaj: Ilir Meta mbajti qëndrim dinjitoz, duke kundërshtuar edhe Dumanin. Meta ia ka thënë Dumanit në sallë të gjyqit. I ka thënë “Dum dumani”, “sorosian”. Këto fjalë që them unë ia ka thënë. Zoti Meta nuk lajthit. Ka shumë veta që duan të vënë në dyshim anën e tij mendore, por Meta është në gjendje të qetë.
Mos u merakosni për Altin Dumanin, por merakosuni për qytetarët, se ju vjen shtetasve radha. Krajës i ka thënë se edhe gjyqin do e vazhdosh me gënjeshtra. Meta i ka thënë se marrja zvarrë e një ish-presidenti a iu duket normale. Meta më pas mori fjalën dhe ezauroi të gjitha objeksionet që kishte.
(BalkanWeb)