TIRANE

Për Kreun e Shtetit vendi është në një krizë edhe më të thellë politike, ndërsa data 13 tetor, e dekretuar prej tij është një mundësi për të dalë prej saj. Në konferencën e fundit para pushimeve verore, Meta apeloi edhe një herë kryeministrin Edi Rama të reflektojë, po ashtu apeloi edhe KQZ të mos vijojë në paligjshmëri, por të nisë procedurat për zgjedhjet e 13 tetorit, sipas dekretit në fuqi nga kreu i shtetit. Meta theksoi se nëse nuk do të ketë një reflektim të menjëhershëm nga partitë politike kostot e vendit do të jenë serioze dhe penalizimi për integrimin do të jetë 101 %.

“Në angazhimet e mia për të ndihmuar vendin kam theksuar se 13 tetori do të shërbente nëse do të kishte vullnet nga të gjithë, maxhoranca, opozita e presidenti, i icili është akuzuar si faktor kontribuues i kësaj krize, që ti jepnim mundësinë qytetarëve të votojnë për tre palë zgjedhje.

Meqë ka pretendime nga lidershipi i PS, edhe pse ka qënë mbështetësja kryesore në këtë detyrë para dy vitesh dhe kam menduar që zgjedhjen më të mirë ta japin qytetarët shqiptarë. Nuk i imponohem kryeministrit apo kuvendit, ti bashkohen këtij vullneti. ata mendojnë se parlamenti funksionon normalisht, nuk kam asnjë shqetësim deri në 2021 kur është afati i fundit i këtij Kuvendi. Ajo që dua të nënvizoj është se 13 tetori është ditë e pashmangshme nga pikëpamja kushtetuese e ligjore. KQZ prej kohësh duhet të niste zbatimin e dekretit, dhe të ftonte forcat politike që kanë dëshirë të marrin pjesë, askush si pengon partitë të shndërrohen në OJQ.

Askush mos ketë iluzione se cdo vendim i Gjykatës Kushtetuese, mund t’i japë legjitimitet 30 qershorit, pasi dekretet e presidentit janë në fuqi. Gjykata Kushtetuese është e vetmja që mund të gjykojë për to, dhe cdo vendim i saj duhet ta kenë parasysh të gjithë, edhe ata që e dinë e bëjnë sikur se dinë, se cdo vendim do të ketë efekt për të ardhmen nuk ka efekt për të shkuarën. Dekretet kanë qenë në fuqi, dhe janë ende dhe nuk e kthejnë më 30 qershorin e këtij viti si një mundësi për zgjedhjet.

Jemi në kushtet e thellimit në paligjshmëri nëse nuk hetohet menjëherë, dhe kjo do të jetë kosto serioze për vendin, një penalizim i sigurtë 101 % për çeljen e negociatave në tetor. dhe kjo do të ishte një goditje e madhe për popullin tonë. e ftoj edhe një herë Ramën të reflektojë të mos pengojë dekretin për dt 13 tetor. ftoj KQZ e gjith inst të mos vazhdojë në paligjshmëri. Ftoj forcat politike që duan të marrin pjesë, jo ato që s’duan, që të regjistrohen sepse qytetarët shqiptarë, kanë të drejtë të zgjedhin jo të votojnë, dhe ky është një detyrim që u takon të gjithëve.” u shpreh Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb