TIRANË

Presidenti Ilir Meta deklaroi pas një takimi në Durrës me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj se të dy vendet kanë sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet  dhe perspektivën e përbashkët europiane.

“Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët europiane”, shprehet Presidenti Meta.

Gjithashtu edhe kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se ai ka qëndrime unike me Presidentin Ilir Meta për temat me rëndësi për Kosovën e Shqipërinë.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: