Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar çeljen e Kolegjit arbëresh Shën Adrianit, institut arsimor që është ndjekur nga Jeronim de Rada, Luigj Gurakuqi si dhe Aleksandër Xhuvani.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta theksoi se ruan mbresa nga vizita që zhvilloi në nëntor të vitit të kaluar në këtë Kolegj, teksa shoqërohej nga Presidentin e Italisë Sergio Mattarella.

49289617 2094425393937056 4936056706128936960 N
49289617 2094425393937056 4936056706128936960 N

“Si sot, në vitin 1734 u çel Kolegji arbëresh i Shën Adrianit që u kthye në një qendër të rëndësishme arsimore, kulturore dhe atdhetare të arbëreshëve të Italisë. Jeronim de Rada, Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani dhe një plejadë e vyer e shkrimtarëve e dijetarëve arbëreshë të ngulimeve të Kalabrisë e të Bazilikatës kanë ndjekur këtë institut arsimor, që nga rëndësia, roli dhe kontributi i tij në fushën kulturore, atdhetare dhe kombëtare është unik.
Ruaj mbresa të shkëlqyera nga vizita historike në këtë Kolegj së bashku me Presidentin e Italisë Sergio Mattarella në nëntor të vitit të kaluar”, shkruan Meta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: