TIRANE– Përmes një postimi në Twitter, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë.


Meta shprehet i gëzuar për arritjen e kësaj marrëveshje historike dhe thotë se ajo vjen në momentin e shumëpritur si një perspektivë më e qartë euroatlantike për rajonin.


Statusi i plotë i presidentit Ilir Meta:
Shumë i gëzuar për marrëveshjen historike mbi emrin e Maqedonisë! Vjen në momentin e shumëpritur si një perspektivë më e qartë euroatlantike për rajonin tonë. Vlerësim për kurajën e përgjegjësinë e lidershipit politik të ??dhe?? që kontribuan për këtë arritje të rëndësishme.
(BalkanWeb)


Etiketa: