Kreu i Kuvendit z.Ilir Meta, përshëndeti vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të ligjit të Vettingut. Nëpërmjet një deklarate Meta tha se kjo është me rëndësi për integrimin europian.

“Ky ligj është me shumë rëndësi për fazat e mëtejshme të integrimit europian të vendit si dhe për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Me qëllim ecjen më shpejt të Shqipërisë në rrugën e integrimit euopian, si dhe për garantimin e zbatimit të reformës në drejtësi,” tha Meta.

Kreu i Kuvendit inkurajon të gjithë aktorët dhe faktorët në vend, për të ushtruar të gjitha përgjegjësitë dhe kompetencat e tyre, për zbatimin e këtij ligji.

Gjithashtu Kryetari i Kuvendit përshëndet angazhimin dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi dhe këtij ligji në veçanti. Kryetari i Kuvendit, rithekson rëndësinë e zbatimit pa vonesë të këtij ligji, si një domosdoshmëri për reformimin e sistemit të drejtësisë, që do t’i përgjigjet cilësisht edhe nevojës që ka shoqëria shqiptare për një drejtësi funksionale dhe efiçente.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: