TIRANË

“Nuk kam pasur asnjë presion ndërkombëtar për z. Lleshi, por nuk do e merrja në konsiderate pasi presidenti nuk mund të ndikohet”. Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme Kreu i Shtetit Ilir Meta i pyetur në “Open” nëse ka pasur presion nga ndërkombëtarët për çështjen e Sandër Lleshit. Për të disatën herë Presidenti Meta theksoi se është me shumë rëndësi që kushtetuta të mos shkelet me këmbë nga askush.

Lidhur me lëvizjet mes tij dhe kryeministrit Edi Rama të cilësuara si një lojë shahu në rastin e Lleshit, Meta tha se për të politika nuk është shah por edhe politika e Presidentit.

“Politika për mua nuk është as shah as tërheqje litari, për mua është vetëm politika e Presidentit të Republikës së Shqipërisë”, tha Meta.

Ai gjithashtu theksoi se vendi i opozitës është në institucione sado jo funksionale të jenë ato.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb