TIRANË- Ilir Meta është betuar sot si President i Republikës, duke pasuar në këtë detyrë Bujar Nishanin.

Në ceremoninë zyrtare në parlament merrnin pjesë një numër i madh personalitetesh ashtu siç është bërë zakon, që nga ambasadorët, tek krerët e drejtësisë por edhe familja e Presidentit të ri, Ilir Meta.

Meta President (4)

Ajo që u vu re, ishte mungesa e bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi në vendin ku duhet të qëndronte familja e Presidentit. Aty ndodheshin fëmijët e tij, djali Besari dhe dy vajzat Bora dhe Erën të veshur në respekt të rastit si zyrtar.

Meta President (1)

Ndërsa Kryemadhi, tashmë kryetare e LSI-së duket se nuk heq dorë nga detyra e saj si deputete. Ajo ka qëndruar pranë grupit parlamentar të LSI-së.

Meta President (9)

Ndërkaq ambasadori i SHBA-ve, në një vend me ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin, por preferon që ceremoninë ta ndjekë më këmbë.

Meta ook (1)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: