Kreu i Shtetit Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit të vendit Edi Rama në lidhje me rezolutën e miruatuar një ditë më parë në Kuvend, pçr shkarkimin e tij, pasi çdekretoi datën e zgjedhjeve më 30 qershor. Ndërsa ngul këmbë që dekreti i tij është ende në fuqi, Presidenti iu kujtoi të gjithëve se i përket Republikës, ndërsa kjo e fundit është e qytetarëve shqiptarë.

100 vota kundër jush zoti President, keni reflektuar?

Meta: Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti jo nga ky, nga një Parlament tjetër legjitim. Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon vetëm qytetarëve

Republika është vetëm parlamentare thotë mazhoranca…

Meta: Besoj që jam shumë i qartë

Rrezikojmë të kthehemi në mbretëri tani që kryeministri Rama ka 94 vota?

Meta: Shqipëria është Republikë, Presidenti i takon Republikës dhe njëkohësisht Republika i takon vetëm qytetarëve

Datën e re të zgjedhjeve kur do e kemi, kur do i thërrisni në konsultë zotin Rama dhe Basha?

Meta: Sa më parë të jetë e mundur, po punojmë me shumë qetësi dhe përgjegjësi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb