Presidenti Ilir Meta, priti sot në një takim lamtumire, ambasadoren gjermane në Tiranë, Susanne Schütz, e cila mbyll mandatin e saj në Shqipëri. Në një postim në facebook, ndërsa ndan foto të takimit me ambasadoren gjermane, Meta shkruan se Shqipëria do vijojë të mbështetet të Gjermania, si një vend mik, dhe partner strategjik.

“Tek Gjermania mike dhe partnere strategjike e Shqipërisë do vijojmë të mbështetemi me besim dhe bashkëpunim gjithnjë e më të afërt.

Mirëpres angazhimin e sinqertë dhe vendimtar të Bundestagut për të ndihmuar në rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe për përparimin e vendit drejt standardeve demokratike europiane.”- shkruan Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb