TIRANË

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vijon takimet me drejtuesit e partive në vend për të diskutuar për një datë të mundshme për zgjedhjet lokale. Kreu i shtetit priti sot pasdite kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili pas takimit theksoi se vendi ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai pohoi se është i gatshëm të ulet në tryezën e dialogut me kryeministrin Edi Rama, si kryetar partie.

Ditën e djeshme, Meta priti aleatët e tjerë të PD-së, të cilët vunë theksin për gjetjen e zgjidhjes së krizës politike.

“Ky takim me pres Meta vjen në një situatë të vështirë për demokracinë, ku vendi po rrëshket në hullitë e autoritarizmit. ndamë me presidentin shqetësimin për situatën e rëndë ku ndodhet vendi. Vlerësojmë aktin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve. I bëmë të qartë që sot nuk është momentit të diskutojmë për një datë të re zgjedhjesh por koha të largohemi nga marria dhe spiralja ku jemi futur. Është momenti që kokat e nxehta atë që e kanë në dorë të ulen. Akti apo dekreti i Presidentit sigurisht që ka natyrë individuale por e drejta e dekretimit të zgjedhjeve është një e drejtë kushtetuese dhe vë në lëvizje atë të drejtë që shqiptarët e kanë fituar në 1990, pluralizëm politik, zgjedhje dhe jo votime”-tha ai pas takimit.

Gjithashtu po sot paradite Presidenti priti kryetarin e partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima. Këto konsultime vijnë në kohën kur Meta vendosi zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: