Presidenti Ilir Meta është pritur sot në një takim nga Princi i Monakos, Alberti II. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta deklaroi se ishte një takim konstruktiv në funksion të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok.

“Nder dhe kënaqësi e veçantë të pritesha sot nga Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II, Princi i Monakos.


Takim mjaft konstruktiv për identifikimin e potencialeve të shumta, në funksion të forcimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok.
Shqipëria dhe Principata e Monakos të vendosura për intensifikimin e marrëdhënieve. 🇦🇱🤝🇲🇨”, shkruan Meta.
(ed.me/BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb